Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Lordi David Cameron, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ka vizituar edhe pjesëtarët britanikë në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.
Gjatë vizitës së tij ai falënderoi trupat britanike për shërbimin dhe përkushtimin e tyre në mbështetje të sigurisë së Kosovës dhe rajonit.
“KFOR-i luan një rol thelbësor për të ndihmuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë në Kosovë, duke forcuar sigurinë dhe stabilitetin në gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha përmes një postimi në platformën “X”, transmeton Telegrafi.
Cameron tha se i ka falënderuar trupat britanike për shërbimin dhe përkushtimin e tyre në mbështetje të sigurisë në Kosovë dhe rajon.
“KFOR-i luan një rol thelbësor për të ndihmuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë në Kosovë, duke forcuar sigurinë dhe stabilitetin në mbarë botën perëndimore”, shkroi Cameron.
I thanked UK troops deployed to @NATO_KFOR for their service and dedication in support of Kosovan and regional security.
KFOR plays an essential role in helping maintain a safe and secure environment for all in Kosovo, bolstering security and stability across the Western… pic.twitter.com/dWoPEjfZTC
— David Cameron (@David_Cameron) January 4, 2024
Sekretari britanik mbrëmë mbërriti në Kosovë për vizitën e tij të parë zyrtare këtë vit, ku u takua me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, ndërsa gjatë ditës u takua edhe me presidenten, Vjosa Osmani dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.
Cameron ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar është mbështetëse e madhe e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës, teksa shtoi se Britania do të ndihmojë Kosovën në betejat për t’u njohur në forume ndërkombëtare. /Telegrafi/