David Cameron theksoi se duhen ende dekada përpara konkretizimit të anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian.
“Ky proces do të marrë ndoshta dekada, përpara se të gjendemi përballë këtij fakti të mundshëm. Turqia paraqiti kandidaturën e saj për anëtarësim në vitin 1987. Me ritmin sesi po avancojnë procedurat, duhet të presim vitin 3000 për të konkretizuar anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian”, u shpreh kryeministri britanik në platformën e stacionit televiziv ITV.
Dymbëdhjetë milionë shtetas turq u shprehën se dëshirojnë të vijnë në Britaninë e Madhe, e ata përbëjnë kryesisht shtresën e të papunëve dhe të studentëve. Ky lajm u blë temë e Sunday Express, një tabloid mbështetës i Partisë së Pavarur të Britanisë së Madhe (UK Independence Party).