“Ndalimi i shitjeve të armëve britanike për Izraelin do të forconte Hamasin”, tha Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron.
Siç raportohet, Izraeli përsëri së fundmi ka urdhëruar palestinezët që të evakuohen nga Rafahu i Gazës, si një tregues se ai do të vazhdojë me planet e tij për një sulm tokësor në qytet, pavarësisht kërcënimeve të SHBA-së se nëse e bën atë atëherë amerikanët do të ndalojnë furnizimin e tij me armë.
Cameron tha se ai nuk e mbështeste një operacion në Rafah, në mungesë të një plani për të mbrojtur qindra mijëra civilë të strehuar aty, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, britanikët kanë “një tjetër mendim” nga SHBA-ja për sa i përket shitjes së armëve për Izraelin, duke theksuar se më pak se një për qind e armëve të Izraelit që dërgohen nga Britania e Madhe kontrollohen nga një sistem i rreptë licencimi.
“I’m not interested in message-sending, I’m interested in what can we do to maximise the British pressure and the outcome that will help people”
Foreign Secretary Lord Cameron says “it’s frustrating not enough aid is getting through” in Gaza#BBCLauraK https://t.co/P98o8sHpAf pic.twitter.com/bG8qfcwkv7
— BBC Politics (@BBCPolitics) May 12, 2024
Sipas sekretarit, “përgjigja më e mirë” do të ishte që Hamasi të pranonte një marrëveshje pengjesh.
“Nëse ne e ndryshojmë qasjen tonë ndaj eksporteve të armëve, kjo do ta forconte Hamasin dhe do ta bënte një marrëveshje pengjesh më pak të mundshme”, tha Cameron.
Ndryshe, qasja e dy aleatëve izraelit sa i përket shitjes së armëve është e ndryshme pasi dallojnë mendimet e dy vendeve sa i përket çështjes nëse armët po përdoren në një mënyrë që e shkelin ligjit ndërkombëtar humanitar apo jo. /Telegrafi/