ISIS-i do të gëzohej nëse Britania e Madhe do të dilte nga Bashkimi Evropian, deklaroi sot kryeministri britanik, David Cameron.
”Ndër mbështetësit e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian është edhe lideri i Shtetit Islamik (ISIS), Abu Bakr al-Baghdadi, përveç presidentit rus, Vladimir Putin”, deklaroi Cameron në një konferencë shtypi.
Ndërkohë, për gazetën ”The Independent”, kjo është hera e parë që kryeministri i përcakton shprehimisht xhihadistët si favorizues të Brexit-it./ANSA/