Cameron Diaz është kthyer për të xhiruar filmin “Back in Action” me Jamie Foxx dhe thuhet se ka nënshkruar kontratë me Netflix për këtë dhe një film tjetër – për të cilin do të paguhet 43 milionë euro.
Shumë fansa të aktores u gëzuan kur u njoftua në vitin 2022 se aktorja do të kthehej në film pas një pauze 10-vjeçare.
Ky prodhim përfundimisht rezultoi në filmin e Netflix “Back in Action”, në të cilin bashkohet me Jamie Foxx.
Ndonëse kjo është një shumë tejet e madhe, ajo numëron një sërë filmash hit në karrierën e saj. Pra, në teori, mund të kuptohet pse gjiganti i transmetimit mezi ka pritur për të arritur një marrëveshje si kjo.
Duke qenë se filmi “Back in Action” është më i ndjekuri në platformë globalisht pas vetëm tre ditësh nga publikimi, kjo e justifikon pjesërisht investimin.
Cameron ka folur më herët për rikthimin e saj në aktrim, por nuk përmendi paratë.
Së fundmi, Diaz ka folur për atë që e shtyu të rikthehej, duke thënë se nuk mund të refuzonte ofertën e mikut të saj të mirë Jamie Foxx.
Filmi “Back in Action” lë të hapur derën për vazhdim dhe duke pasur parasysh se ylli i filmit “Bad Teacher” ka pranuar të punojë në një tjetër film, është e sigurt që një vazhdim mund të jetë në punë.
Netflix nuk ka njoftuar ende asgjë, gjë që nuk është befasuese duke pasur parasysh faktin se filmi debutoi vetëm të premten. /Telegrafi/