Telegrafi

Cameron Diaz i rikthehet aktrimit katër vjet pasi njoftoi daljen në pension

Cameron Diaz është fotografuar për herë të parë në setin e filmit të saj të rikthimit në skenë, “Back In Action”, katër vjet pasi konfirmoi daljen në pension dhe tetë vjet pasi luajti në filmin e saj të fundit.

Aktorja, 50 vjeçe, dukej e pabesueshme me një shall të kuq teksa shkoi në punë me mikun e saj dhe bashkë-yll Jamie Foxx, 55 vjeç dhe Glenn Close, në Londër të enjten mbrëma (22 dhjetor).

Pas vitesh spekulimesh, ajo zyrtarisht njoftoi se do të largohej nga aktrimi në vitin 2018, në mënyrë që t’i kushtonte më shumë kohë vetes dhe bashkëshortit të saj rocker Benji Madden, 43 vjeç.

Një vit më vonë, ajo mirëpriti vajzën Raddix, tre vjeç, në dhjetor 2019 dhe tha se “nuk mund ta imagjinonte” ta linte fëmijën për të nisur ditët e xhirimeve 14-orëshe.

Dihet pak për komedinë e ardhshme aksion të Netflix, megjithatë Glenn u pa duke xhiruar skena me çiftin në lumin Thames.

Një ambulancë u pa gjithashtu në zonën e rrethuar, ndërsa Cameron dhe Jamie u panë me dy aktorë fëmijë, një djalë dhe një vajzë duke xhiruar në lumë.

Me regji të Seth Gordon të Horrible Bosses dhe shkruar nga skenaristi i Neighbors, Brendan O’Brien, projekti u njoftua në qershor.

Kohët e fundit u raportua se ylli i “The Mask” do të luante gjithashtu në një vazhdim të filmit të suksesshëm të vitit 2006, The Holiday, megjithatë Kate Winslet i mbylli me shpejtësi pretendimet.

Fundi i daljes në pension të Cameron u njoftua përmes një mesazhi që u nda në llogarinë e Jamie në Twitter në qershor.

Roli i fundit i Cameron në ekran ishte si “Miss Colleen Hannigan” në komedinë muzikore të vitit 2014 “Annie”, në të cilën Jamie luajti gjithashtu.

Aktorja më vonë konfirmoi se ajo ishte tërhequr nga aktrimi gjatë një interviste me Entertainment Weekly që u publikua në 2018. /Telegrafi/