Për herë të parë ka folur lidhur me këtë temë dhe ka i zbuluar të gjitha anët e mira dhe të këqija të martesës
Benji Madden është i vetmi i cili ka arritur ta pushtojë zemrën e saj dhe ta çojë para altarit, transmeton Telegrafi.
“Nuk e di a kam qenë e gatshme kur jam martuar, mirëpo e kam ditur që Benji është i veçantë. Ai është njeri shumë i mirë”, ka thënë ajo.
“Vërtet është përvojë freskuese, sepse me të ndihem mirë dhe e lirë. Vërtet i jam mirënjohëse”.
Cameron (46) ka thënë gjithashtu që martesa e saj me Madden është gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë.
“Bashkëshorti im është më i miri. Ai është qenie më e mrekullueshme njerëzore”, ka thënë ajo.
“Martesa është vendi i cili gjithmonë kërkon punë dhe përkushtim. Ju nevojitet dikush i cili ka të njëjtën dëshirë si edhe ju që të përkushtohet në marrëdhënie dhe lidhje. Në martesë nuk ka 60-40. Ajo është punë e barabartë edhe për njërin edhe për partnerin tjetër, gjithnjë deri sa zgjat”.
Ish-aktorja, e cila zyrtarisht e ka braktisur skenën e Hollywoodit, më parë ka thënë që ka pritur moshën 41-vjeçare që të kurorëzohet sepse deri atëherë nuk e ka gjetur personin e duhur.
“Kam pasur të dashur dhe lidhje të gjata, mirëpo vërtet ekziston dallimi midis martesës dhe argëtimit”.
“Bashkëshorti im më është mbështetje e vërtetë. Ne jemi dy persona shumë të ndryshëm. Jemi aq të ndryshëm, por ndajmë vlera të njëjta. Të dy jemi mjaft të çuditshëm, mirëpo duket që jemi të përsosur për njëri-tjetrin”. /Telegrafi/