Telegrafi

Cameron Diaz i dhuron librin personal aktorit shqiptar në Hollywood (Foto)

Marko Caka aktualisht është aktori më i përfolur shqiptar, i cili bën karrierë në Hollywood.

Ditë më parë paralajmëroi filmin e ri, ku do të luajë krahas aktorit të famshëm amerikan Will Smith.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Marko Cakës

Por, sot aktori shkodran ka publikuar një fotografi teksa ka pranuar një dhuratë prej aktores Cameron Diaz, transmeton Telegrafi.

Aktorja 48-vjeçare i ka dhuruar librin personal “The Body Book”, i cili na mëson se si të ushqehemi, veprojmë, kuptojmë dhe duam trupin tonë.

Kujtojmë se ky libër ka qenë më i shituri në libraritë amerikane në vitin 2014. /Telegrafi/