Site icon Telegrafi

Cameron: “Brexit” një dekadë e humbur për britanikët

​Kryeministri britanik, David Cameron paralajmëroi kundër një “dekade të humbur” në rast të daljes së vendit nga Bashkimi Evropian, sot në mëngjes në BBC.

“Rezultati do të jetë një dekadë e humbur për Britaninë e Madhe, në fushën e rritjes ekonomike, investimeve, shpenzimeve sociale nëse britanikët zgjedhin opsionin Brexit në referendumin e 23 qershorit”, deklaroi ai.

“Do të kemi një dekadë pasigurie në të cilën duhet rinegociuar kontrata tregtare me BE-në, që do të përthithë energjinë e qeverisë dhe të vendit tonë”, shtoi ai në një emision politik Andrew Marr Show.

Ndërsa mesatarja e sondazheve të fundit i vendos kampet “brenda” dhe “jashtë” BE-së në një rezultat mjaft të ngushtë, kreu i qeverisë u kërkoi shtetasve të votojnë pro qëndrimit në BE.

Përfaqësuesi kryesor i kampit pro daljes nga BE-ja dhe kreu i partisë eurofobe Ukip, Nigel Farage nga pikëpamja e kundërt vlerësoi se i duhet dhënë fund këtij projekti të dështuar.

Exit mobile version