Telegrafi

Cambiasso: Shitja e Ronaldos do të ishte dorëzim nga ana e Juventusit

Ish-kapiteni i Interit, Esteban Cambiasso ka thënë se Juventusi nuk duhet ta konsiderojë largimin e Cristiano Ronaldos këtë verë.

Ka pretendime këtë javë se Juventusi i ka ofruar Ronaldon shumë skuadrave evropiane, përfshirë edhe Barcelonën.

Por, legjenda e Interit, Cambiasso mendon se Juventusi nuk duhet ta shesë yllin portugez, pasi kjo do shihej si një dorëzim nga ana e tyre.

Lexo po ashtu 'Bomba' e ditës, Cristiano Ronaldo i ofrohet Barcelonës

“Rreziku është që humbja e një prej dy më të mirëve në skuadër të shihej si një dorëzim nga jashtë”, ka thënë fillimisht Cambiasso për Sky Italia.

“Klubi duhet të jetë i fortë, Ronaldo ka një ndikim të madh kur ju e merrni atë, por në të njëjtën mënyrë ai bën lajme kur përfundimisht e shisni”.

“Unë mendoj për Interin tim, kur Zlatan Ibrahimovic u largua. Në situata si kjo, komunikimi i klubit duhet të jetë i fortë”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/