Ai është vetëm 19 vjeç dhe Eduardo Camavinga ka karrierën e tij para vetës, ndërsa Real Madridi është siguruar tashmë se ai mund të luajë si mesfushor në të gjitha pozitat.
Në Alcoy në Kupën e Mbrerit, 19-vjeçari e bëri të qartë se ai mund të zëvendësojë Casemiron në rolin e mesfushorit fundor, duke siguruar lidhjen midis mbrojtjes dhe mesfushës.
Carlo Ancelotti i dha Camavinga një shans për të krijuar lojë nga thellësia, dhe ai e bëri këtë me cilësi dhe teknikë të shkëlqyer.
Eden Hazard, Rodrygo Goes, Fede Valverde dhe Mariano Diaz, nuk shënonin, që kështu Camavinga u përpiq të krijojë vetë gola, duke gjuajtur tre herë në portë.
Shkalla e punës së tij në mbrojtje ishte gjithashtu mbresëlënëse, duke pastruar një sulm të hershëm nga vendasit dhe duke ua mohuar një mundësi të qartë për të shënuar.
Camavinga dëshmoi se mund të jetë një alternativë për Casemiron, gjë që mund t’i japë atij mundësi të luajë përkrah Toni Kroos dhe Luka Modric në të ardhmen.
Ai ka bërë 18 paraqitje në sezonin e tij të parë në klub. /Telegrafi/