Real Madrid mundi Getafen me rezultat 1-0 në Santiago Bernabeu në xhiron e 34-të të La Ligës, por Edouardo Camavinga ka lëshuar fushën i dëmtuar.
Me këtë fitore Real Madridi e zvogëloi diferencën me Barcelonën në 11 pikë, ku deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe katër xhiro.
Golashënuesi i vetëm për madrilenët ishte Marco Asensio në minutën e 70-të.
Lajmi shqetësues për Carlo Ancelottin është lëndimi i Eduardo Camavinga, një prej lojtarëve kryesorë të tij.
Francezi u largua nga fusha në minutën e 84-të për shkak të dhimbjes në gju.
Mjekët e ndihmuan në stol dhe më vonë u pa duke mbajtur akull në zonën ku kishte dhimbje.
⚪️🚨Camavinga pense pouvoir jouer mercredi. @Ramon_AlvarezMM #RealMadridGetafe #RealMadrid pic.twitter.com/pyrvd3LvII
— Real Madrid CF FR (@RealMadridCFFR1) May 14, 2023
Ende nuk ka lajm zyrtar nga klubi mbretëror për francezin dhe nuk dihet se a do të jetë gati për ndeshjen kryesore të vitit ndaj Man Cityt në Ligën e Kampionëve.
Real Madridi viziton Etihadin të mërkurën në mbrëmje, pasi ndeshja e parë u mbyll baras 1-1. /Telegrafi/
https://twitter.com/mati586386/status/1657632449361510401