Site icon Telegrafi

Camavinga futi në ‘grackë’ bashkëlojtarët e Real Madridit – ata mbajtën syze “të ndaluara”, dhe iu desh të fshinin foton në rrjetet sociale

Real Madridi u gjend në një problem të papritur nga pakujdesia e futbollistit të ri francez Eduard Camavinga, i cili mbante syze të markës së famshme Nike dhe të njëjtat ua dhuroi edhe bashkëlojtarëve të tij, të gjithë u fotografuan duke i mbajtur ato.

Nuk do të kishte asnjë problem nëse partneri i Real Madridit nuk do të ishte Adidas, ndërsa me Nike-n kanë një konkurrencë të madhe në treg, e ku klubi mbretëror bashkëpunon me ta prej prej 25 vitesh.

Kolazhi i fotove të shokëve të skuadrës që Camaving ka bërë dhe publikuar në Instagram është fshirë pas një kohe.

 

Nuk dihet nëse francezi do të ketë pasoja të caktuara për këtë lëvizje, pasi Real Madridi ka shkelur rregullat e marrëveshjes së sponsorizimit me Adidas.

Adidas ka qenë sponsor i Real Madridit që nga viti 1998 dhe klubi fiton çdo vit 120 milionë euro në bazë të kësaj kontrate.

Meqë ra fjala, Real Madridi e mposhti Napolin me rezultat 4-2 në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të mërkurën, ndërsa ndeshjen e radhës skuadra mbretërore do ta luajë në shtëpi kundër Granadas të shtunën. /Telegrafi/

Exit mobile version