Telegrafi

Camavinga është lojtari më i ri që luan për Francën që nga viti 1914

(Foto: Twitter/Eduardo Camavinga)

Talenti i Rennes, Eduardo Camavinga, është bërë lojtari më i ri që luan për ekipin e parë të Francës që nga viti 1914.

Ai u inkuadrua në minutën e 63-të të ndeshjes së të martës mbrëma, ndërmjet Les Bleus dhe Kroacisë duk e zëvendësuar N’Golo Kanten.

Në këtë mënyrë, Camavinga debutoi në nivel ndërkombëtar në moshën prej 17 vjet e 303 ditë.

Mesfushori është bërë lojtari më i ri që luan për Francën që nga debutimi i Maurice Gastiger në vitin 1914, i cili asokohe kishte 17 vjet e 128 ditë.

“Para së gjithash jam i kënaqur dhe krenar për familjen time dhe gjithë popullin francez. Nuk e kam idenë se nga vjen ky vetëbesim, zakonisht kam luajtur me futbollistë më të mëdhenj dhe kjo më ka ndihmuar që të kem më shumë pjekuri të luaj me ta”, ka thënë Camavinga për TF1 pas ndeshjes.

Real Madridi kishte shprehur interesim për ta transferuar mesfushorin, mirëpo ai ka vendosur të luajë te Rennes gjatë sezonit 2020/2021. /Telegrafi/