Armiqësia mes Chvevroletit dhe Fordit, vetëm sa i ka forcuar këta dy prodhues automobilistik, duke i shtyrë që të krijojnë modele sa më të sofistikuara.
Këtë vit do të lansohet makina Camaro SS, e cila është kundërpërgjigjja për modelin e fundit Mustang, transmeton Telegrafi.
Ekspertët dhe entuziastët e super-veturave, e kanë pritur me padurim momentin kur do ta shohin nga afër këtë model.
Në bazë të zhurmës që lëshon motori 6.2-litra V8 që ka 455 kuaj fuqi, mund të thuhet se kemi të bëjmë me një veturë të hapur që është shumë e fuqishme.
Më poshtë mund ta shihni në detaje, se si duket Camarro SS. /Telegrafi/