Telegrafi

Camaj: Duhet të vaksinohen 70-80 për qind e qytetarëve me dozën e dytë për t’u arritur imuniteti i tufës

Pashko Camaj, doktor i shëndetit publik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka thënë sot se nevojiten të jenë diku rreth 70-80 për qind e të vaksinuarve me dozën e dytë për tu arritur imuniteti i tufës.

Ai se me arritjen e kësaj shifre e të vaksinuarve atëherë virusi shpërndahet me vështirësi.

“Nevojitet të jenë 70-80 për qind me vaksinën e dytë për t’u arritur imuniteti i tufës”, tha ai në RTV Dukagjini.

Sipas tij, siç transmeton Telegrafi në teori kjo është numër por është numri që tregon se virusi nuk e ka të lehtë më të shpërndahet.

Camaj ka folur edhe për kombinimin e vaksinave, e çështje tjera të pandemisë COVID-19. /Telegrafi/