Site icon Telegrafi

Calvin Harris tregon muskujt për “Emporio Armani”

Calvin Harris ishte DJ-i më i paguar i vitit që lamë pas, vit në të cilin u përzgjodh edhe si imazhi i ri i Emporio Armani. 31-vjeçari tregoi trupin e tonifikuar ndërsa modeloi për koleksionin Pranverë/Verë 2015.

Harris do të jetë imazhi jo vetëm i të brendshmeve, por edhe i syzeve dhe orave Armani.

I emocionuar për këtë bashkëpunim, në dhjetor muzikanti u shpreh: “Është e mrekullueshem të punosh me zotin Armani dhe skuadrën e tij tek Emporio Armani. Ndjej një afrimitet me etosin e markës dhe kam qënë admirues i dizajnimeve të tyre prej një kohe të gjatë.”

Calvin Harris për shqiptarët u bë i njohur në krahët e Rita Orës, ku të dy patën një histori dashurie disa muajshe. /Telegrafi/ 

Exit mobile version