Calvin Harris dhe Jennifer Lopez thuhet se po shijojnë një lidhje sekrete dhe përflitet se mes tyre ekziston një kimi e vëretë.
Sipas burimeve të “The Sun” Calvin 32-vjeç dhe JLO 47-vjeçe kanë kaluar shumë kohë së bashku në një hotel në Las Vegas me pretendimin se po punojnë për një projekt muzikor, duke bërë kështu që të mbulojnë sekretin e marrëdhënies.
“Calvin dhe Jennifer janë shumë të kujdesshëm në mënyrë që të mos shihen së bashku”, ka thënë një burim për “The National Enquirer”. “Ata takohen thuajse çdo ditë dhe iu shmangen vendeve publike. Janë bërë shumë të afërt dhe mes tyre ekziston një kimi e vërtetë”.
Në muajin qershor Calvin ka qënë i pranishëm në ditëlindjen e Jennifer, ku është fotografuar me këngëtaren, Kim Kardashian dhe French Montana. Gjithashtu është publikuar edhe një video ku ata shihen duke kërcyer së bashku.