Jose Mourinho është kryetemë e mediave sportive sa herë që skuadrat e tij zhvillojnë ndeshje të rëndësishme.
Trajneri Romës këtë fundjavë zhvilloi derbin lokal kundër Lazios, të cilin e fituan Biancocelestët.
Mirëpo, në pjesën e parë kur ekipi i Maurizio Sarrit ishte në epërsi prej dy golash (përmes Sergej Milinkovic-Savic dhe Pedro), të zgjedhurit e portugezit ia dolën të ktheheshin në lojë me golin e Roger Ibanez.
https://twitter.com/Elite_CR7/status/1442171891322556421
Derisa lojtarët e tij e festonin golin, Mourinho bëri gjestin e famshëm të Cristiano Ronaldos ‘Calma, calma’ duke bërë me shenjë kah ora se ka edhe shumë lojë për t’u zhvilluar.
Megjithatë, të dyja skuadrat e shënuan nga një gol në pjesën e dytë, ashtu që në fund, Lazio e fitoi takimin. /Telegrafi/
https://twitter.com/okpaIV15/status/1442168695674052608