Telegrafi

Callum Hudson-Odoi nuk po nxitohet ta vazhdojë kontratën te Chelsea

Sulmuesi i ri, Callum Hudson – Odoi nuk do të nxitojë për marrëveshjen e re me Chelsean.

Daily Mail shkruan se Hudson-Odoi nuk ka ndërmend të nxitojë në nënshkrimin e një kontrate të re me Chelsean pavarësisht nga lëndimi i këmbës, që do ta mbajë jashtë fushës së gjelbërt për gjashtë muajt e ardhshëm.

Sulmuesi 18-vjeçar u lëndua pak para ditës së Pashkëve në ndeshjen kundër Burnleyt dhe ai do të operohet këtë javë për t’u rikuperuar nga lëndimi.

Dëmtimet e këtij lloji zakonisht zgjasin nëntë muaj për t’u rikuperuar, por anësori anglez shpreson të kthehet mbrenda gjashtë muajve, që do të thotë se ai mund të jetë ende në dispozicion për pjesën më të madhe të sezonit të ardhshëm.

Odoi nuk po nxitohet ta vazhdojë kontratën e tij te Chelsea, e cila skadon pas 12 muajsh pavarësisht interesimit të madh të klubeve evropiane. /Telegrafi/