Jose Callejon i Napolit ka vendosur një rekord të ri, duke u bërë golashënuesi më i mirë spanjoll në kampionatin italian, Serie A.
Sulmuesi anësior erdhi pa shumë bujë nga Real Madridi para disa sezonesh dhe shumë pritnin dështimin e tij, ashtu sikurse te Mbretërit.
Megjithatë, Callejon ua ndryshoi mendjen atyre duke bërë të kundërtën pasi u kthye në lojtar të klasit të lart te Napoli.
Callejon me tu transferuar krijoi një treshe të rrezikshme sulmi së bashku me Gonzalo Higuaini dhe Dries Mertensin, duke shënuar shumë gola dhe dhuruar asistime.
Kjo bërë që Callejon shpejt të bëhet spanjolli me më shumë gola në kampionatin italian.
Këtë rekord spanjolli e arriti me golin e shënuar në minutën e 78-të në fitoren 2-0 të Napolit ndaj Veronas.
Rekordi mbahej nga legjenda e Interit, Luis Suarez, i cili është ish-fitues i Topit të Artë në vitin 1960 dhe që shënoi 51 gola për Nerazzurrët dhe Sampdorian, duke fituar tre Scudetto dhe dy Liga të Kampionëve.
Megjithatë, goli i së shtunës pasdite e vë Callejonin përpara tij, me 52 gola në 170 ndeshje për Napolin. /Telegrafi/