Telegrafi

Callejon do të kthehet në La Liga

Josè Callejon (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Jose Callejon nuk do ta rinovojë kontratën me Napolin, ndërkohë që spekulohet se ai do të kthehet në La Liga për ta vazhduar karrierën.

La Gazzetta dello Sport raporton se edhe lojtari edhe klubi janë të mendimit se ka ardhur koha që t’i ndajnë rrugët pas përfundimit të kontratës këtë verë.

33-vjeçari luan në San Paolo që nga viti 2013 kur u transferua nga Real Madridi për 9.5 milionë euro.

(Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Ai dëshiron të kthehet në kampionatin spanjoll për ta përfunduar karrierën, ndërsa klube të shumta kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Sevilla dhe ish-klubi i tij, Espanyol, e duan Callejonin në skuadër, por për të interesohen edhe Real Betisi dhe Villarreali. /Telegrafi/