Telegrafi

Callejon: Ronaldo më i miri në botë

Ylli i Napolit, Jose Callejon, thotë se ai do të kishte preferuar të mos përballet në Ligën e Kampionëve me klubin e tij të vjetër, Real Madridin dhe Cristiano Ronaldon, për të cilin mendon se është më i miri në botë. 

Napoli dhe Real Madrid do të ndeshen mes vete në ndeshjet e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve dhe kjo sfidë nuk i ka pëlqyer aspak ish-futbollistit të Realit, Callejon, i cili ka ndjenja të përziera.

“Kam ndjenja të përziera. Ndjehem i lumtur, sepse unë po kthehem në shtëpi, por unë nuk do të doja të ndeshemi me ata aq herët në konkurrencë, pasi ata janë Kampionët në fuqi”, ka thënë Callejon për faqen zyrtare të UEFA-së.

Lexo po ashtu “Po mundohem ta bind Ronaldon që t’i bashkohet Interit”

“Unë jam ende i sigurt se do të jetë një lojë e veçantë. Kam kujtime të mira nga koha ime kur luaja për Real Madrid në Ligën e Kampionëve, duke përfshirë edhe kur klubi fitoi garën”, përcjell Telegrafi.

“Luis Figo ishte favoriti im, për shkak se ai ka luajtur në pozicionin tim. Unë kam qenë një tifoz i madh i tij. Sipas mendimit tim, Cristiano Ronaldo është më i miri në botë për momentin. Unë e konsideroj atë të jetë lojtari më i kompletuar”, përfundoi ylli spanjoll. /Telegrafi/