Telegrafi

“Call of the Mountain”, loja e parë me VR2 që sjell një eksperiencë të re unike

Sony ka njoftuar pajisjen e saj të ardhshme të realitetit virtual, si dhe lojën e parë që do të jetë në dispozicion për këtë pajisje.

PlayStation VR2 do të përdorë kontrollet e gjurmimit, të vendosura në vetë pajisjen, që do të thotë se nuk ka nevojë për integrimin e kamerës së PlayStation.

PS VR2 do të përdorë kamera të integruara, për të monitoruar lëvizjet e personit që mban pajisjen dhe fushën e shikimit në lojëra. Kjo do të kombinohet me përgjigjen e pajisjes dhe tingullin 3D, për të përmirësuar përvojën e mjedisit VR, sipas Sony.

Për shembull, thuhet se gjatë lojës, lojtarët do të jenë në gjendje të “ndiejnë pulsin e shtuar të personazhit gjatë momenteve të tensionuara” ose të vërejnë objekte që fluturojnë pranë kokave të tyre.

Përveç kësaj, tingulli i gjeneruar nga Tempest 3D AudioTech nga tastiera PS5 do të lejojë që mjedisi rreth luajtësit të “vijë në jetë”, duke shtuar nivele të reja “zhytjeje”.

U përmend edhe opsioni i gjurmimit të syve, si një kryevepër e vërtetë për teknologjinë e pajisjes VR. Opsioni do t’ju lejojë të shikoni në drejtime të ndryshme, pa e kthyer kokën, mund të krijoni hyrje shtesë për personazhin në lojë.

Kur bëhet fjalë për lojën e parë, e cila do të jetë e disponueshme për PlayStation VR2, ajo do të jetë Horizon Call of the Mountain. Loja u krijua nga Sony dhe Guerrilla Games, dhe nuk u zbuluan shumë detaje. /Telegrafi/