Telegrafi

Call of Duty: Warzone tashmë e disponueshme për iOS dhe Android

Në fillim të këtij viti, Activision njoftoi se do të sjellë Call of Duty: Warzone në telefona gjatë muajit mars.

Si duket prodhuesi amerikan i videolojërave e ka mbajtur premtimin e tij, pasi loja tashmë është e disponueshme në iOS dhe Android.

Ndryshe nga Call of Duty: Mobile e cila ofron një përvojë tradicionale me shumë lojtarë, Warzone është e fokusuar në betejat e quajtura Battle Royale, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Madje, ju do të duhet të luani disa ndeshje në hartat e Battle Royale në mënyrë që të hapni modalitetin e rregullt me shumë lojtarë.

Bëhet e ditur se versioni i Warzone për telefona përfshin hartat e preferuara të lojtarëve si Verdansk dhe Rebirth Island.

Call of Duty: Warzone është në dispozicion për t’u shkarkuar falas në iOS dhe Android nëpërmjet App Store dhe Google Play. /Telegrafi/