Site icon Telegrafi

Call Of Duty: Warzone në sezonin e gjashtë me ndryshime të mëdha Verdanska

Sezoni i fundit i gjashtë i Call Of Duty: Warzone ka sjellë shumë risi në Verdansk, nga ndërtesat e shkatërruara në Downtown dhe stadiumi i shkatërruar, deri në hapjen e një bunkeri të Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë 55 ditëve të ardhshme, lojtarët e lojërave falas për të gjithë Call Of Duty: Warzone do të kenë mundësinë të shijojnë sezonin e gjashtë të kësaj loje, e cila solli një finale më emocionuese pasi vendet e preferuara të snajperëve në Downtown u shkatërruan.

Ndërtesat shumëkatëshe në Downtown, si dhe stadiumi, janë rrafshuar me tokë nga një tërmet që shkaktoi shpërthime në të gjithë Vedranska, dhe vendndodhja e re do të sjellë shumë më tepër eksitim për lojtarët që duan luftimet e drejtpërdrejta, raporton pcgamer.

Përveç ndryshimeve në qendër të qytetit, lojtarët do të kenë mundësinë të rishikojnë bunkerët e Luftës së Dytë Botërore dhe të gjejnë kuti legjendare të armëve, dhe përveç kësaj, kjo është një hyrje e vogël në Call Of Duty: Vanguard që do të integrohet me lëshimin e Call Of Duty Battle Royale me përfundimin e sezonit të gjashtë duke përfunduar kështu një epokë lufte.

Së bashku me bunkerët, fryma e Luftës së Dytë Botërore vjen me armë të reja që janë ende të kyçura, dhe ato janë STG 44 dhe M1 Garand, si dhe aksesorët e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version