Call of Duty do të mbetet në Playstation, kanë thënë shefat e Microsoft, pas lajmeve se gjiganti i teknologjisë do të blejë kompaninë e lojërave Activision Blizzard.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, marrëveshja me vlerë 68.7 miliardë dollarë kishte ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen e ekskluzivitetit të lojërave të tilla, e cila është një sukses i madh si në PlayStation ashtu edhe në Xbox.
Dhe CEO i Microsoft Gaming, Phil Spencer, postoi të enjten duke thënë se loja do të kishte një të ardhme në platformat Sony.
“Kam pasur telefonata të mira këtë javë me drejtuesit në Sony”.
“Kam konfirmuar qëllimin tonë për të respektuar të gjitha marrëveshjet ekzistuese pas blerjes së Activision Blizzard dhe dëshirën tonë për të mbajtur Call of Duty në PlayStation”.
Ai shtoi: “Sony është një pjesë e rëndësishme e industrisë sonë dhe ne e vlerësojmë marrëdhënien tonë”.
Lëvizja – blerja më e madhe në historinë e Microsoft, e cila pritet të finalizohet në vitin 2023 – do të thotë se kompania do të marrë pronësinë e ekskluziviteteve të lojërave si Call of Duty, Warcraft dhe Overwatch.
Call of Duty filloi në vitin 2003, duke u fokusuar fillimisht në lojërat e vendosura në Luftën e Dytë Botërore, por që atëherë është zhvendosur në Luftën e Ftohtë, vitet 1980, botët futuriste dhe hapësirë. /Telegrafi/