California tani ka raportuar 602.997 raste me coronavirus, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Kjo ka bërë që kalifornianët të jenë në vendin e parë me më së shumti raste COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton CNN.
Të paktën 10,999 kalifornianë kanë vdekur shkaku i coronavirusit që prej fillimit të pandemisë, transmeton Telegrafi.
Ky numër, edhe pse i lartë, është shumë më poshtë se 32.805 personave që kanë vdekur në shtetin e New Yorkut.
Florida dhe Teksasi renditen në vendin e dytë, gjegjësisht të tretin në listën e vendeve me më së shumti të të infektuarve, ku e para ka më shumë se 557 mijë, përkatësisht i dyti 530 mijë persona.
Ndryshe, SHBA-ja ka raportuar 5.2 milionë raste me coronavirus gjersa kanë ndërruar jetë mbi 167 mijë njerëz. /Telegrafi/