Telegrafi

California para falimentimit

Megjithë zhvillimin pa pushim të bisedimeve, parlamenti i shtetit më të populluar amerikan, nuk arriti të merrte vendimin për të mbuluar me 1 miliardë dollarë diferencat buxhetore në vitin e ri financiar.

janë pezulluar paraprakisht të gjitha pagesat e partnerëve dhe autoriteteve lokale.

200 mijë nëpunës të shtetit duhet të marrin tre ditë pushim të papaguar.

Guvernatori Arnold Shvarceneger është duke kërkuar me ngulm kursime radikale në sektorët socialë, të shëndetësisë dhe arsimit.

Me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme financiare, ai kërkon të detyrojë deputetët që të bllokojnë brenda 45 ditësh deficitin 26,3 miliardësh. /dw/