Site icon Telegrafi

Calhanouglu kërkon marrëveshje të re, por Milani heziton

Hakan Calhanouglu nuk dëshiron të largohet nga Milani edhe për së paku për dy vite.

Mesfushori turk dëshiron të qëndrojë në San Siro, mirëpo Rossonerët nuk janë të bindur më nga kontributi i tij.

Sipas Calciomercatos, klubi italian po tenton të shesë Calhanouglun në afatin kalimtar të kësaj vere.

Calhanouglu (Getty Images)

Mesfushori ofanziv ka kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2021, andaj duan ta shesin atë, para se të humbin atë në parametra zero.

Lexo po ashtu Napoli synon transferimin e dyshes Calhanoglu-Jota

Klube nga Kina janë të interesuar në shërbimet e tij, mirëpo lojtari është i vendosur që të qëndrojë edhe më tutje në Evropë.

Klubi italian është i gatshëm ta shesë atë për një shumë rreth 25 milionë euro, duke refuzuar kështu që t’i ofrojë rinovim kontrate. /Telegrafi/

Exit mobile version