Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka zbuluar se çfarë i tha Bayern Munich pasi gjigantët e Bundesligës u interesuan për lojtarin e Nerazzurrëve në afatin kalimtar të verës 2024.
Reprezentuesi turk është vendosur si një nga lojtarët kryesorë të Interit nën drejtimin e Simone Inzaghi gjatë viteve të fundit, gjë që ka çuar në interesimin e mëvonshëm nga një numër i klubeve ‘top’ të Evropës në tregun e transferimeve.
Megjithëse Calhanoglu ka shumë respekt për Bayern Munichun, ai u tha bavarezëve të ‘flisnin me Interin, jo me mua’, pasi ai e ndjente më mirë të respektonte dëshirat e punëdhënësve të tij aktualë.
Calhanoglu ishte larguar me ekipin e tij kombëtar për Euro 2024 në kohën e interesimit të Bayernit, por që atëherë ka zbuluar se agjenti i tij nuk zbuloi asnjë nga bisedimet e mundshme të transferimit deri në përfundimin e turneut.
“Kampionati Evropian ishte në vazhdim dhe agjenti im nuk më tha asgjë derisa të mbaronte. Pastaj më thirri dhe më tha që kishte këto mundësi. E ndalova menjëherë dhe i thashë ‘flisni me Interin, jo me mua, unë do të bëj vetëm atë që ata duan’”, ka thënë fillimisht Calhanoglu në një intervistë për Corriere dello Sport.
“Mund të falënderoj vetëm klubin dhe njerëzit që janë pjesë e tij. Ata gjithmonë më kanë ndihmuar dhe mbështetur mua, në veçanti z. Ausilio. Ai ishte vërtet i rëndësishëm për mua në nivel sportiv dhe personal”.
“Ai më dha besim dhe më bëri të kuptoj se mund të jem një lojtar i rëndësishëm për Interin, dhe kështu ishte. Kjo është arsyeja pse Interi gjithmonë do të vendosë për mua”, përfundoi ylli turk. /Telegrafi/