Telegrafi

Calhanoglu: Objektivi është kthimi në LK, jo titulli kampion

Mesfushori i Milanit, Hakan Calhanoglu këmbëngul se kthimi në Ligën e Kampionëve duhet të vijë si objektiv kryesor përpara ndonjë sfide për titullin e Serie A.

Calhanoglu është njëri nga 10 lojtarët që Milan ka nënshkruar me ta këtë verë dhe mesfushori beson se Rossonerët janë të kompletuar për të fituar trofeun e ardhshëm, edhe pse kualifikimi për Ligën e Kampionëve duhet të jetë objektivi i tyre kryesor.

Lexo po ashtu Nga Bonucci te Silva: Kaq i kushtuan Milanit 10 blerjet këtë sezon (Foto)

“Për mua, është e gjitha e re këtu, sepse ka disa lojtarë shumë të mirë në ekip dhe gjithashtu disa lojtarë të rinj në moshë dhe të rinj të ardhur”, ka thënë fillimisht Calhanoglu për Milan TV.

“Ka një përzierje shumë të mirë këtu dhe lojtarët janë shumë të mirë, kështu që ne duhet të përpiqemi të fitojmë diçka këtë sezon”.

“Mendoj se sfida kryesore për ne është që të kthehemi në Ligën e Kampionëve. Ne e duam atë, sepse kemi një ekip të mirë dhe duhet të japim gjithçka në çdo garë”, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Calhanoglu: Faleminderit për gjithçka, do të japë më të mirë dhe do fitojmë shumë së bashku

“Unë shpresoj se do të luajmë mirë dhe do të kemi rezultate të mira, atëherë gjithçka do të vijë si rezultat i kësaj”.

“Scudetto? Mendoj se gjëja më e rëndësishme është të jesh i qetë në këtë fazë”.

“Kemi nevojë për kohë, ka kaq shumë lojtarë të rinj dhe duhet kohë për t’u rritur, si në ndeshje dhe brenda dhomës së veshjes. Pas kësaj, unë jam i sigurt se gjithçka do të vijë së bashku”, përfundoi turku. /Telegrafi/