Telegrafi

Calhanoglu nënshkruan kontratë të re me Interin

(Foto: Inter.it)

Pas Alessandro Bastonit, Interi e ka formalizuar edhe vazhdimin e kontratës së Hakan Calhanoglut deri në qershor 2027.

Nerazzurrët janë duke u angazhuar që t’i mbajnë disa nga emrat e rëndësishëm të skuadrës, ndërkohë që shpresojnë në transferimin e Davide Frattesit nga Sassuolo.

Mbrojtësi Bastoni e vazhdoi kontratën deri në qershor të vitit 2028 dhe pas tij ka rinovuar edhe mesfushori Calhanoglu (qershor 2027).

 

Futbollisti turk realizoi transferimin e pazakontë nga rivali i qytetit, Milan, në verën e vitit 2021 si lojtar i lirë.

Lexo po ashtu Zyrtare: Bastoni nënshkruan kontratën e re me Interin

Kontrata e mëparshme e 29-vjeçarit duhej të skadonte në qershor 2024, por Interi dëshironte ta mbante më gjatë në skuadër dhe kjo tashmë është zyrtarizuar. /Telegrafi/