Site icon Telegrafi

Calhanoglu i lënduar, Inzaghi pritet t’i besoj Asllanit: Është gati për sfida të mëdha

Hakan Calhanoglu ka pësuar lëndim dhe nuk pritet jetë i gatshëm për ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve.

Interi do ta nis sezonin e ri në ‘Champions’ në udhëtim te Real Sociedad dhe mesfushori turk ka humbur këtë përballje.

Pozitën e turkut në formacionin titullar pritet ta marrë mesfushori shqiptar Kristjan Asllani dhe këtë e ka bërë të ditur edhe trajneri i Interit, Simone Inzaghi.

Lexo po ashtu Hakan Calhanoglu mungon ndaj Real Sociedad, Kristjan Asllani favoriti kryesor për ta zëvendësuar

Pyetjes nëse Asllani është gati për një sfidë të tillë, tekniku italian u përgjigje me një ‘po’, duke deklaruar se mesfushori shqiptar është një futbollist i rëndësishëm për Neroazzurët.

“Absolutisht që po, Asllani është një lojtar i rëndësishëm dhe ka treguar që mund të luajë sfida të rëndësishme”.

“Është gati, pa diskutim, megjithatë nesër do të vendos bashkë me stafin nëse do të luajë apo jo”, ka deklaruar trajneri italian.

Real Sociedad dhe Inter takohen me fillim nga ora 21:00 në kuadër të Grupit D në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version