Site icon Telegrafi

Calhanoglu kërkon më shumë kohë te Milani

Milan ka qenë skuadra më e përforcuar në afatin kalimtar të verës.

Një prej prurjeve të mëdha të skuadrës italiane është edhe mesfushori turk, Hakan Calhanoglu.

Ky i fundit duket se nuk ka arritur të ambientohet mirë në San Siro dhe për këtë po kërkon më shumë hapësirë.

Reprezentuesi i Turqisë ka pohuar se çdo ditë konsultohet me trajnerin Vincezo Montella.

“Më duhet shumë punë për tu përshtatur. Me Montellën flas çdo ditë për të kuptuar filozofinë e tij të lojës. Duhet të luftojmë shumë për të qenë një skuadër”.

“Po filloj të kuptoj filozofinë dhe zgjedhjet e tij. Numri 10? Është një numër i veçantë. Do jap maksimumin për të justifikuar këtë numër”, tha Calhanoglu.

Kujtojmë se transferimi i lojtarit prej skuadrës gjermane të Bayer Leverkusen i ka kushtuar Milanit rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version