Hakan Calhanoglu thotë se është i lumtur në Milan dhe se ka një marrëdhënie vërtet të mirë me trajnerin Gennaro Gattuso.
Në ditët e fundit ka pasur zëra se mesfushori turk do të shitet në janar, por Gattuso këmbënguli që ai do të qëndrojë për aq kohë sa ai të jetë trajner.
“Unë jam i lumtur në Milan”.
“Unë jam i kënaqur me Gattuso dhe stafin e tij. Ndihem në shtëpi këtu në Milano”.
“Marrëdhënia [me Gattuso] është me të vërtetë e mirë, edhe kur ai zemërohet me mua. Unë e pranoj këtë, sepse ai është një trajner i mirë me mentalitet fitues”, ka thënë turku.
Milani nuk po kalon një moment të mirë, ndërsa barazimi pa gola ka bërë që të shtohen fjalët për largimin e trajnerit.
Kuqezinjtë tani janë në pozitën e gjashtë me 29 pikë. /Telegrafi/