Hakan Calhanoglu mund të largohet gjatë verës ku e pret një kthim në Gjermani me shumë gjasa.
E ardhmja e 25-vjeçarit në klubin kuqezi është e pasigurt, pasi ai shihet si një prej lojtarëve që mund të largohet në verë, raporton Tuttomercatoëeb.
Trajneri Gennaro Gattuso nuk pranoi shitjen e ish-futbollistit të Bayer Leverkusen në dimër, duke e konsideruar atë të rëndësishëm për planet e ekipit të tij.
Por paraqitjet e ndryshueshme të tij në kohët e fundit mund të kenë ndryshuar mendjen e tij. Calhanoglu ka shënuar vetëm një herë në 31 ndeshje në Serie A këtë sezon.
Milani do të jetë i gatshëm të heq dorë nga ai nëse e gjejnë një zëvendësim të përshtatshëm. Vlera e Calhanoglu sillet rreth 20 milionë euro, një tarifë e ngjashme me atë që klubi pagoi në verën e vitit 2017.
Disa klube gjermane janë të interesuara të nënshkruajnë me turkun.
RB Leipzig është një nga ato klube që e duan shumë nënshkrimin e tij. Calanoglu ka luajtur më parë në Bundesliga dhe do të jetë i hapur për një kthim në Gjermani. /Telegrafi/