Kontrata e Hakan Calhanoglu te Milani skadon në vitin 2021 dhe ylli turk thuhet se kërkon një marrëveshje të re prej gjashtë milionë eurosh në vit për të zgjatur qëndrimin e tij në San Siro.
Sipas gazetës Tuttosport, Milani ka frikë se mos e humb reprezentuesin e Turqisë si lojtar i lirë verën e ardhshme pasi bisedimet për zgjatjen e kontratës së tij po ndërlikohen.
26-vjeçari i cili ka pasur një fillim të shkëlqyeshëm të sezonit raportohet të ketë kërkuar një marrëveshje të re prej gjashtë milionë eurosh në vit.
Disa klube italiane dhe gjermane thuhet se po ndjekin nga afër mesfushorin e talentuar sulmues i cili pritet të fillojë si titullar kundër Interit të shtunën.
Juventusi ishte lidhur me një lëvizje për Calhanoglu si dhe ish-klubi i tij Bayer Leverkusen.
Agjenti i Calhanoglu do të mbërrijë në Milano në javët e ardhshme për të diskutuar zgjatjen e kontratës së klientit të tij. /Telegrafi/