Cristiano Ronaldo e ka lënë Real Madridin pas një mosmarrëveshjeje rreth pagës dhe zërave për transferimin e Neymarit.
Ramon Calderon, ish-shefi i madrilenëve në mes të vitit 2006 dhe 2009, pretendon se pesë herë fituesi i Ballon d’Or ishte “i zemëruar” rreth thashethemeve se braziliani do të paguhej më shumë se ai.
Ai thotë se 34-vjeçari u largua nga Los Blancos për te Juventusi dhe tani ka një pagë javore prej 500 mijë euro pas refuzimit të presidentit, Florentino Perez.
“Cristiano kërkoi një ngritje të pagës pasi fitoi Ligën e Kampionëve dhe Florentino e mohoi atë. Cristiano u zemërua gjithashtu sepse dëgjoi se madrilenët janë të gatshëm t’i ofronin pagë më të mirë Neymarit se sa CR7”, tha Calderon për Radio Villa Trinidad.
“Florentino i tha atij se nëse ka një ofertë prej 100 milionë eurove, atëherë do ta linte të shkojë dhe kështu ndodhi”.
“Unë nuk e mohoj faktin se Perez është një president i madh për Madridin, por ai nuk i respekton legjendat. E njëjta gjë ndodhi me [Iker] Casillas, Raul, [Arjen] Robben dhe [Wesley] Sneijder”, tha Calderon.
Ndryshe, Ronaldo ka shënuar deri më tani në këtë sezon 21 gola në 33 paraqitje në Serie A. Real, ndërkohë, janë të tretin në tabelën e La Ligas me nëntë pikë pas liderit, Barcelonës. /Telegrafi/