Telegrafi

Calderon: Reali do të gabojë nëse shkarkon Pellegrinin

Reali së fundi është kritikuar për shkak të paraqitjeve të dobëta. Pavarësisht se këtë verë harxhoi 260 milionë euro për të përforcuar ekipin, mbretërit së fundi u turpëruan nga ekipi i Ligës së tretë spanjolle, Alcorcon, duke u mposhtur në Kupën e Mbretit me rezultat prej 4-0.

“Do të jetë keq për të ardhmen e klubit nëse shkarkohet Manuel Pellegrini. Kanë kaluar vetëm dy muaj dhe është e logjikshme të kenë durim me të. Ata kanë krijuar një grup të shkëlqyeshëm të lojtarëve dhe mund ta fitojnë titullin”, ka thënë Calderon./Telegrafi/