Telegrafi

Calderon: Mourinho do ta drejtojë Real Madridin nga sezoni i ardhshëm

Ish- presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon pret që Jose Mourinho të kthehet në klub sezonin e ardhshëm.

Mourinho, i shkarkuar nga Manchester Unitedi në muajin dhjetor, është lidhur me një kthim në Madrid.

Dhe ish-presidenti i Mbretërve, Calderon ka postuar në mediat sociale mbrëmë, ku ka shkruar se pret që portugezi të kthehet te Reali.

Lexo po ashtu Mourinho do të kthehet herët apo vonë te Reali, thotë Calderon

“Kam ndjenjën, dhe diçka më shumë, se në sezonin e ardhshëm Mourinho do të ulet në stolin e Real Madrid”, ka shkruar Calderon.

Mourinho është pa skuadër që nga dhjetori (Foto: Getty Images)

Ndërsa, në këtë javë, Mourinho pranon se është gati të marr drejtimin e ndonjë skuadre të re nga sezoni i ardhshëm.

“Kam më shumë dëshirë se kurrë për të ri-trajnuar”.

Lexo po ashtu Mourinho: Dua të stërvit një ekip që dëshiron të rindërtohet, klub që menjëherë nuk kërkon trofe

“Dua  një ekip në të cilin ka një ndjeshmëri të plotë, përkushtim dhe njerëz që duan të punojnë”, ka thënë Mourinho.

Ndryshe, Mourinho ka qenë edhe në të kaluarën trajner i Real Madridit, ku nuk kanë munguar trofetë e fituar, ndër titulli në La Liga. /Telegrafi/