Telegrafi

Calderon: Mourinho do të shkojë te PSG

“Real Madridi po ka problem me qëndrimin që mban Jose Mourinho. Ne nuk jemi mësuar me një trajner, i cili ankohet për gjyqtarët, UEFA-n dhe lëndimet. Është diçka që nuk më pëlqen. Ne jemi mësuar të flasim për atë që ndodh në fushë”.

“Siç duket, ai do të largohet dhe pritet që të kalojë te Paris Saint-Germain. Ai thotë se do të qëndrojë, por unë nuk besoj. Gjërat kanë shkuar shumë larg dhe Real Madridi nuk do t’i pranojë më sjelljet e tij”.

“Disa nga lojtarët, sidomos yjet spanjolle, nuk janë të kënaqur me sjelljen e tij. Nuk janë mësuar me diçka të tillë. Atyre nuk u pëlqen ai qëndrim”, ka deklaruar Calderon. /Telegrafi/