Jose Manuel Calderon do të luajë sezonin e ardhshëm me LeBron Jamesin në Cleveland Cavaliers.
Kështu së paku raportojnë mediat amerikane duke iu referuar burimeve të afërta me klubin e NBA-s.
“Urime për Calderonin që ka arritur marrëveshje me Clevelandin”, ka qenë urimi gjatë raportimit të Priority Sports.
Sipas ESPN, Calderon do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare ndërsa do të merr pagë prej 2.3 milionë dollarëve.
Pas sezonit zhgënjyes 2016-17 që Calderon kishte përetuar, së pari me Los Angeles Lakers dhe më pas me Atlanta Hawks, në moshën 35-vjeçare do të ketë mundësi titullin e ligës më të fortë të basketbollit në botë. /Telegrafi/