Mattia Caldara është rikthyer te Juventusi pas huazimit tek Atalanta.
Në fakt Juventus e ka blerë lojtarin një vit më parë dhe e ka lënë të huazuar tek klubi zi kaltër.
Tani Caldara është rikthyer në Torino dhe pritet të jetë protagonist në mbrojtjen e Zonjës së Vjetër.
Lojtari është prezantuar nga klubi dhe ka marrë fanellën me numër 13.
Për këtë zgjedhje ai ka një arsyeje, pasi ka idhull ish-mbrojtësin italian Alessandro Nesta.
“Kam zgjedhur numrin 13 për nder të Nestës, pasi ai është idhulli im”.
👍 untuk bek 🏳🏴 terbaru kita, Mattia Caldara!
📸 | https://t.co/CJLshfccQx #WelcomeToJU #CaldaraDay pic.twitter.com/BezHccbG9U
— JuventusFC (@juventusfcid) July 14, 2018
“Sa i përket lojtarëve të Juventusit, kam në dhomën time një posten të Chiellinit. Për ta kuptuar më mirë mentalitetin e këtij ekipi të madh, mjafton të shohësh përgatitjet e Barzaglit”, tha Caldara.
Reprezentuesi italian ka folur edhe për transferimin më të madh të kësaj vere, Cristiano Ronaldon të cilin do ta ketë shok skuadre.
“Është një ndjenjë e mrekullueshme që do të luajë me Ronaldon në një skuadër”.
“Mezi pres të fillojmë stërvitjet dhe të shoh se si stërvitet e të mësoj nga ai”, ka thënë Caldara. /Telegrafi/