Mattia Caldara është njëri nga futbollistët më të pafat.
Mbrojtësi i talentuar italian u transferua me shumë bujë te Milani, por në ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Dudelange ai pësoi një lëndim të rëndë.
U desh të kalonin gjashtë muaj që lojtari t’i rikthehet fushave në gjysmëfinale ndaj Lazios, por përsëri ishte i pafat.
Caldara u lëndua në stërvitje me Milanin gjatë kësaj jave dhe kësisoj ai nuk ka arritur të debutoj këtë edicion në Serie A me fanellën e Milanit.
24-vjeçari është operuar me sukses në ligamentet e gjurit në Villa Stuart.
Tani Milani ka njoftuar se rikthimi i tij në fushat e gjelbërta do të jetë pas pesë ose gjashtë muajsh.
Kujtojmë që Caldara llogaritet si njëri nga mbrojtësit më të talentuar në Serie A dhe është e ardhmja e Milanit dhe Italisë. /Telegrafi/