Mattia Caldara u kthye në fushë në fanellën e Milanit, megjithëse për ekipin e të rinjve, pas pesë muaj e gjysmë në tavolinat e trajtimit.
Ish-mbrojtësi i Atalanta nuk kishte luajtur ndonjë ndeshje që nga 20 shtatori i vitit të kaluar.
Ndeshja e fundit ishte kundër ekipit të vogël Dudelange në Ligën e Evropës dhe që nga ajo kohë është jashtë fushave.
Ai kishte humbur shumë nga sezoni pas probleme muskulore, pastaj pësoi një lëndim të pjesshëm në tendinit e Akilit në muajin tetor.
Megjithatë, mbrojtësi i ri italian tashmë ka lënë prapa lëndimin dhe i është kthyer fushave të blerta.
https://twitter.com/africa_milan/status/1101820309836128263
Caldara u pa në formacionin titullar të ekipit të sotëm të Milan Primavera këtë mëngjes ndaj Palermos, ku fituan me rezultat 3-1.
Ky rikthim në fushat e blerta shihet si hap i parë i lojtarit drejt rimëkëmbjes së plotë nga lëndimet.
Tani që Andrea Conti është kthyer në ekipin e parë, ai shpreson se ish-bashkëlojtari i tij te Atalanta, Caldara mund të bashkohen me të së shpejti. /Telegrafi/