Site icon Telegrafi

Caldara gati për Milanin, mund të luajë me Lazion

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, mund ta fusë në lojë nga minuta e parë mbrojtësin Mattia Caldara për t’i dhënë debutimin me fanellën kuqezi.

Mbrojtësi erdhi nga Juventusi, por nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje në Serie A shkaku i dëmtimeve, por mund të jetë i gatshëm ndaj Lazios.

Goal.com shkruan se Gattuso është i gatshëm t’i besojë ish lojtarit të Atalantas.

Ai pritet që ta zëvendësojë Mateo Musacchion në qendër të mbrojtjes.

24-vjeçari ka vetëm një paraqitje ndaj Dudelange në Ligën e Evropës, ndërsa është kthyer në stërvitje në muajin e fundit.

Gattuso shpreson që edhe Gianluigi Donnarumma dhe Andrea Conti do të jenë gati për fundjavë. /Teleegrafi/

Exit mobile version