Telegrafi

Calciopoli – Hetimet të zhvillohen gjatë KB

Kjo do të jetë një goditje e rëndë për kombëtaren italiane, pasi që dihet se këto hetime do të ndikojnë drejtpërsëdrejti në suksesin e Italisë në Botëror.

Gjithashtu pritet që vendimet e reja rreth hetimit të ri të merren gjatë Botërorit, gjë që nuk është e mirëpritur në qarqet Azzure.

Seanca e radhës gjyqësore e gjykatës së Napolit për Calciopolin zhvillohet më 27 prill, seancë e shtyrë nga 20 prilli, e që do të mbahet një ditë para takimit kthyes, Barcelona – Inter në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/