Telegrafi

Caktohet stadiumi ku zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës dhe shuma e parave që do të fitojnë skuadrat

Ndeshja finale e Digitalb Kupës së Kosovës, ndërmjet Llapit dhe Besës, do të zhvillohet më 31 maj (e mërkurë), në orën 16:30 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Ndërkohë, të premten do të bëhet tërheqja e shortit se cila nga këto dy skuadra do të jetë në cilësinë e vendasit.

Lexo po ashtu Ndryshon sërish stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës

Fituesi i Digitalb Kupës së Kosovës do të fitojë 20 mijë euro, ndërsa finalisti 10 mijë euro –bën të ditur Gazeta Olle.

Llapi në rast se i gëzohet kupës do ta sigurojë edhe pjesëmarrjen në garat parakualifikuese për Europa League.

Ndërkaq, në rast të triumfit të Besës, dalja në parakualifikimet për Europa League do t’i mundësohet Prishtinës si nënkampione e Vala Superligës, ngase Besa nuk e ka ndjekur deri në fund procesin e licencimit për garat evropiane.