Site icon Telegrafi

Caktohet seanca e shqyrtimit fillestar për sulmin terrorist në Banjskë

Të mërkurën, më 25 shtator, në orën 9:30, do të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar lidhur me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Në këtë sulm, më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup i armatosur serbësh të udhëhequr nga Milan Radoiçiq vrau rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar një lajm të tillë.

“Seanca fillestare për çështje penale të sulmit terrorist në Banjskë do të mbahet më 25 shtator, 2024”,

Për rastin e Banjskës të akuzuar janë 45 persona, por deri tani në masë të paraburgimit janë vetëm Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit përmes përdorimit të dhunës dhe armatimit të rëndë tentuan të shkëpusin pjesën veriore të Kosovës dhe ta bashkojnë me Republikën e Serbisë./Telegrafi/

Exit mobile version